Aksidenti tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, del FOTO e dy motrave që humbën jetën në lule të rinisë, njëra prej tyre studente mjekësie

Dy vajzat në foto janë motrat Rozina Dhimaku 20 vjeç dhe Elvisa Dhimaku 22 vjeç, të cilat ndërruan jetë mbrëmjen e kësaj të diele në aksidentin që ndodhi në aksin rrugor Delvinë-Sarandë.

Drejtuese e automjetit “Lancia” mësohet se ishte Elvisa Dhimaku ndërsa motra e saj Rozina Dhimaku ishte pasagjere. Kjo e fundit mësohet se ishte studente e mjekësisë.

Ndërsa Antonela Zhupa 24 vjeçe mbeti e plagosur nga ky aksident.

Sipas raportimeve, Zhupa ndodhet në spital në gjendje të rëndë ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT