“Babë na kanë gjujt!” Arjan Ndoja DËSHMON në GJKKO për atentatin kur ishte prokuror: S’i kam merituar ato plumba

Deputeti demokrat Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJJKO në lidhje me atentatin e bërë ndaj tijm, në vititn 2019, në kohën kur ende ishte prokuror, teksa kujtiojmë se atëherë humbi jetën shoferi i tij.
Teksa ka deklaruar se si “nuk i ka merituar” ato plumba. Ndërkohë që ka dhënë detaje nga momenti i atentenatit: “Krismat nuk kanë qenë më breshëri kanë qenë të ndara. Kanë qenë dy orë pasi bënin zhurma të ndryshme dhe intervali i kohës i gjuatjes. Që kur kanë fillu krismat deri kur automjeti ka dal nga rruga ka zgjaru rreth 20 sekonda.
Kur u palgos i ndjeri Andi Maloku ai i dha gaz makinës dhe kemi goditur një nga barrierat e rrugës dhe kemi përfundu jashtë rruge. Kur kemi dal nga rruga dhe ka ndalu se ka ngec makina në kanal vetëm Andi Maloku ishte me i vetmedishem dhe ai ka marrë babin në telefon dhe i ka thënë babë na kanë gjujt. Kur kam tentuar të dal nga makina kam humbur ndjenjat dhe nuk më kujtohet më. Ndërsa Andi Maloku u rrëzua kur hapi derën sepse mesa duket plumbin e kishte në shtylle kurrizore” mësohet të jetë shprehur ai.
Arjan Ndoja: “S’i kam merituar ato plumba. Në 2019 kam qenë prokuror në Durrës, përveç anatemimit që më kanë bërë figura të larta politike nuk kam pasur asnjë lloje problematike tjetër, kam pasur në pronësi një automjet familjar që ishte në emër të bashkëshortes time. Një muaj para se të ndodhte një ngjarje që e ka përdorur shtetasi i ndjerë Andi Maloku.
Në datën 1 nëntor 2019 kam dal nga shtëpia si zakonisht në orën 7 të mëngjesit kam shkuar tek puna me Andi Malokun. Rreth orës 12 kam dal nga puna dhe jam zhvendosur në drejtim të lokalit me emrin koral pasi kam qenë i ftuar për drekë me disa persona mes tyre Aleksandër Laho.
Nga ora 13:00 deri rreth orës 16:00 kam qëndruar aty, kemi qenë më dy makina, jami zhvendosur në drejtim të urës së Dajlanit. Andi Maloku ka qenë drejtues i automjetit pasi unë nuk ndihesha mirë. Unë ndodhesha në vendin e parë dhe Aleksandër Laho ishte mbrapa, ai kishte dhe makinën e tij por erdhi me mua për të bërë muhabet.
Kur kam dal nga lokali deri kur ka ndodhur ngjarja s’kam konstatuar asgjë të dyshimtë. Kur kemi kaluar gomisteria që nis kilometi i parë i autostrades deri tek ura e shkozetit kanë nisur krismat, automjeti im ishte ne karrexhatën ngjiru me trafik ndarsen. Në momentet e para nuk e kam kuptuar se ishin të shtenat me armë zjarri. Krismat nuk kanë qenë më breshëri kanë qenë të ndara. Kanë qenë dy orë pasi bënin zhurma të ndryshme dhe intervali i kohës i gjuatjes. Që kur kanë fillu krismat deri kur automjeti ka dal nga rruga ka zgjaru rreth 20 sekonda.
Kur u palgos i ndjeri Andi Maloku ai i dha gaz makinës dhe kemi goditur një nga barrierat e rrugës dhe kemi përfundu jashtë rruge. Kur kemi dal nga rruga dhe ka ndalu se ka ngec makina në kanal vetëm Andi Maloku ishte me i vetdijshëm dhe ai ka marrë babin në telefon dhe i ka thënë babë na kanë gjujt. Kur kam tentuar të dal nga makina kam humbur ndjenjat dhe nuk më kujtohet më. Ndërsa andi maloku u rrëzua kur hapi derën sepse mesa duket plumbin e kishte në shtylle kurrizore.” është shprehur ai.
Kujtojmë që më 1 nëntor 2019, automjeti ku po udhëtonin Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho (alias Landi Muharremi) u qëllua me breshëri kallashnikovi te mbikalimi i Shkozetit. Ndoja dhe Laho arritën t’i shpëtonin vdekjes, ndërsa shoferi Maloku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda në datën 7 nëntor.
Policia gjeti në Shkafanë një automjet të braktisur, i cili u përkiste atentatorëve. Prokuroria ka thënë se ka dy prova shumë të rëndësishme që lidhen me ADN e Redjan Rrajës, ndërsa i akuzuari tjetër Arjol Halilaj dyshohet se është personi që ka fshehur mjetin dhe atentatorët.