Shqiptarët të babëzitur për ushqime, dalin të gjithë nga shtëpia për t’u furnizuar (FOTO)

Rrugët e kryeqytetit u tejmbshën ditën e sotme, ku qindra qytetarë u dyndën nëpër supermarkete për të blerë ushqime.
Një kaos i madh i krijuar sot në Tiranë, duke krijuar rrezik për përhapjen e koronavirusit në vend.
Kjo situatë e rëndon më shumë gjendjen, pasi nga pamjet e bëra publike shihet qartë se ata nuk respektojnë distancimin shoqëror, një element mjaft i rëndësishëm ky në parandalimin e COVID-19.
Gjithashtu vihet re se një pjesë e tyre nuk kanë as maska e doreza, duke e bërë edhe më dramatik gjithë këtë kaos të madh.
Sipas urdhrit të qeverisë, pas orës 13 të ditës së sotme e deri të hënën në 5 të mëngjesit, askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia. Edhe supermarketet e farmacitë do të qëndrojnë të mbyllura.