SPAK lëshon 20 masa sigurie / Pranga biznesmenit Orest Sota, në kërkim “pronari i Zvërnecit” dhe Ilir Shtufi

SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon një operacion për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike e pastrim të parave në shuma të mëdha, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal që operon në zonën e Kamzës.
Raportohet se janë lëshuar 20 masa sigurie ndërsa deri më tani në pranga ka rënë Orest Sota, ndërsa masë sigurie ‘arrest me burg’ është lëshuar dhe për biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi (i lidhur me Shkëlzen Berishën), të cilët ndodhen jashtë vendit, të dyshuar se kanë pastruar paratë e një grupi trafikantësh droge.
Artur Shehu është një nga pronarët që posedon pjesën më dërrmuese të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz. Në kërkim gjithashtu është dhe Orgec Birçaj.SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon një operacion për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike e pastrim të parave në shuma të mëdha, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal që operon në zonën e Kamzës.
Raportohet se janë lëshuar 20 masa sigurie ndërsa deri më tani në pranga ka rënë Orest Sota, ndërsa masë sigurie ‘arrest me burg’ është lëshuar dhe për biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi (i lidhur me Shkëlzen Berishën), të cilët ndodhen jashtë vendit, të dyshuar se kanë pastruar paratë e një grupi trafikantësh droge.
Artur Shehu është një nga pronarët që posedon pjesën më dërrmuese të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz.