Kakavijë, fluks emigrantësh dhe turistësh

Situata në pikën kufitare të Kakavijës në një kohë që sezoni turistik ka nisur furishëm vijon të ketë fluks emigrantësh.

Mësohet se gjatë ditës së djeshme është rritur fluksi i emigrantëve dhe i turistëve që vijnë në vendin tonë për pushime apo për vizita ditore .

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve noa.al, se gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar Kakavijë si dhe në pikën kufitare të Tre- Urave në Përmet kanë hyrë 4352 shtetas shqiptare dhe të huaj si dhe 1122 automjete shqiptare dhe të huaja, si dhe kanë dalë 2501 shtetas shqiptare dhe të huaj si dhe 596 automjete shqiptare dhe të huaja.

Sakaq nga pala shqiptare në hyrje gjatë ditës së djeshme është punuar me 6 sportele dhe 3 në dalje, ndërsa nga pala greke punohet me 3 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT