Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë! DETAJE nga sipari i gjyqeve për akuzën për vrasje ndaj Kreshnikut dhe të vëllait: Gjykata e Shkodrës u dha pafajësinë, “e Larta” riktheu çështjen

Ditën e sotme Lezha u trondit pas atentatit të kryer ndaj një Audi Q7, prej ku mbetën të vrarë Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. Teksa e shkuara e “erëët” me akuza për vrasjen e Genc Mhillajt nga Kreshiku dhe të vëllezërit doli në dritë, detaje të reja janë zbuluar nga ajo që pasoi ngjarjen e 10 viteve më parë.

Raportohet se më 27 nëntor të 2018-ës, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, fillimisht i shpalli të pafajshëm Jozef dhe kreshnik Mujecin, për vrasjen e Genc Mëhillajt, nën pretendimin për mungesë provash.

Dhe një vit më vonë, në 6 nëntor të 2019-ës, Gjykata e Apelit Shkodër nuk e pranoi ankimimin e prokurisë për vendimin e Shkallës së Parë, sipas raportimit të Report Tv.

Gjërat do të ndryshonin vetëm në 31 tetorin e 2024-ës, kur Gjykata e Lartë e riktheu çështjen për rigjykim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT