Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër protestues, të cilët morën pjesë në tubimin e dhunshëm të organizuar nga Partia Demokratike, më 28 shkurt.

Kujtojmë se protesta e djeshme u shoqërua me momente tensioni, ndërsa protestuesit marshuan në drejtimin e disa institucioneve.

Po ashtu gjatë marshimit pati hedhje të molotovëve dhe fishekzjarrëve, të cilave policia iu përgjigj me ujë me presion e gaz lotsjellës.

Pre e sulmeve ra edhe “Vila 31”, një muzeu dhe qendër kulturore i financuar nga Bashkimi Evropian.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT