Historiani zviceran: BE po mendon për shkëmbim të territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

Historiani, gazetari dhe eksperti për Ballkan nga Zvicra Andres Ernst ka thënë se të gjitha zgjidhjet në Ballkan vijnë nga jashtë dhe se Brukseli dhe Berlini po mendojnë për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, gjegjësisht Luginës së Preshevës dhe Veriut të Kosovës.

Ai ka precizuar që edhe në anën serbe dhe atë kosovare shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje e panjohur, mirëpo thonë se “në këtë moment nuk mund të realizohet për shkak të refuzimit të bashkësisë ndëkombëtare”.

“Diplomatët gjerman më kanë pohuar se për këtë temë ka bisedime, në Bruksel dhe Berlin. Më kanë thënë se shkëmbimi i territoreve është një zgjidhje e mirë, mirëpo për këtë temë nuk mund të diskutohet zyrtarisht pasi për bashkësinë ndërkombëtare kjo është një tabu temë” ka thënë Ernst për mediet zvicerane, transmeton presheva.

Ai ka thënë se nuk mund ta kuptoj qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare se nuk ka ndryshim kufijshë, pasi është bashksia ndërkombëtare ajo që ka kontribuar për ndryshime të kufijve duke mundësuar pavarësinë e Kosovës.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT