Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Dy gjyqtarë evropianë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), të cilët po përballen me pasojat e sanksioneve të vendosura nga Donald Trump, do të dëgjohen nga ministrat e 27 shteteve anëtare gjatë mbledhjes së së premtes të Këshillit të Drejtësisë së Bashikimit Europian.

Nisma është kërkuar nga Franca dhe Sllovenia, vendet e origjinës së gjyqtarëve Nicolas Guillou dhe Beti Hohler. Të dy do të kenë mundësinë të paraqesin përvojën e tyre personale, në një moment kur u është pamundësuar përdorimi i kartave të kreditit dhe shërbimeve të ndryshme të ofruara nga kompani amerikane.

Megjithatë, sipas një burimi, Komisione Europian nuk duket e gatshme, të paktën për momentin, të aktivizojë të ashtuquajturin “statut i bllokimit”, mekanizëm që lejon neutralizimin, të paktën pjesërisht, të efekteve ekstraterritoriale të sanksioneve amerikane brenda Bashkimit Evropian.

Po ashtu, nuk raportohet për presion serioz nga shumica e shteteve anëtare, përveç atyre që janë drejtpërdrejt të përfshira.

“Statuti i bllokimit” ndalon rezidentët dhe kompanitë e BE-së (“operatorët”) të zbatojnë dispozitat e akteve ligjore me efekt ekstraterritorial, përveç rasteve kur autorizohen në mënyrë të veçantë nga Komisioni.

Ai gjithashtu parashikon mundësinë e kërkimit të dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara nga këto akte dhe anulon efektin në BE të vendimeve të gjykatave të huaja që bazohen në to.

Bashkimi Evropian e ka përdorur këtë mekanizëm edhe më parë, përballë sanksioneve të SHBA-së kundër Kubës dhe Iranit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT