“Të dashur mjeranë…!” PD “e fshiu” nga partia pas akuzave për bashkëpunim Tom Doshin, Doris Madhi publikon POSTIMET në mbështetje të demokratëve

Ky muaj për Partinë Demokratike ka qenë me trazira dhe përjashtime të vazhdueshme. E pasi ditën e djeshme PD akuzoi Doris Madhin se ka mbështetur Partinë Socialdemokrate gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, ka ardhur një reagim prej kësaj të fundit.

Madhi ka mohuar të ketë bërë atë që PD-ja tha, por ka shtuar më tej se për shkak të këmbënguljes së saj si opozitare në Prrenjas janë nxjerrë të pavlefshme “dy kuti në të cilat PS kishte dalë me rezultat 101%, pra me 20 vota më tepër se në procesverbal”.

Kujtojmë se ditën e djeshme dega e PD-së Elbasan, deklaroi se Doris Mashi u hoq ngha listat e anëtarësisë sepse sipas tyre ajo:  “është angazhuar maksimalisht në krah të subjektit politik Partia Socialdemokrate” përgjatë fushatës së 2025-ës, si edhe “gjatë procesit të numërimit të votave në Prrenjas, znj. Madhi ka qenë e angazhuar si vëzhguese e PSD”

Ndërkohë Madhi shkruan në postimin e saj në “Facebook”, krahas të cilit ka oublikuar edhe foto nga postimet e saj të mëparshme në mbështetje të Partisë Demokratike: “Postimet e mia kane qene publike dhe kane mbeshtetur persona te PD dhe miq te mite pa patur hezitim e frike! Kurrsesi nuk do mbeshtesja njerez si ju te lidhur drejperdrejt me krimin qofte për perkatesi familjare, qofte per pazare e perfitime”

Duke shtuar më tej se: “Atyre qe me rikthyen ne beteje, i siguroj qe kete mandat e kane te parin dhe te fundit…i presin surpriza!”

Ndërkohë është bërë një reagim edhe nga PSD, e Tom Doshit, ku theksohet se Doris Madhi nuk ka qenë kurrë vëzhguese e kësaj force politike gjatë procesit të numërimit të votave në Prrenjas.

“Partia Socialdemokrate hedh poshtë deklaratën e PD dega Elbasan se zj.Doris Madhi ka qenë vëzhguese e kësaj force politike gjatë procesit të numërimit të votave. Kjo është një gënjeshtër e pabazuar në asnjë fakt nga ana e PD.

PSD ka pasur përfaqësuesit e saj, njerëz të besuar si Antar KZAZ, numërues dhe vëzhgues. Listat e emrat e tyre janë në KQZ dhe lehtësisht të vërtetueshme.

PSD Elbasan distancohet nga të gjitha mosmarrëveshjet që kanë mes tyre antarët e PD”, thuhet në reagimin zyrtar të PSD-së.

Postimi i plotë:

Te dashur mjerane,

Faleminderit qe me kthyet ne beteje pasi pata vendosur te terhiqesha….fiks si doktori, apo jo?!

Figurave i perseritet historia

Postimet e mia kane qene publike dhe kane mbeshtetur persona te PD dhe miq te mite pa patur hezitim e frike! Kurrsesi nuk do mbeshtesja njerez si ju te lidhur drejperdrejt me krimin qofte prr perkatesi familjare, qofte per pazare e perfitime!

Kryetari aktual i PD Prrenjas me ka falenderuar personalisht per ndihmen qe i dhashe ne proçes numerimi duke nxjerre te pavlefshme dy kuti ne te cilat PS kishte dale me rezultat 101%, pra me 20 vota me teper se ne proçesverbal.

Jam kurioze deputetja e PD qe paska patur kohe te me fotografoje mua, pse u largua kur une pezullova mbi 2 ore proçesin e votimit dhe s’pati kellqe te perballej me njerezit e PS?!

Na sqaroni pak kush i induktoi votat PD-Sara Mile dhe pastaj pranoi te mbyllej per 3 ore Pallati i Sportit bashke me numeruesit brenda?!

Te tjerat ne vazhdim….

Atyre qe me rikthyen ne beteje, i siguroj qe kete mandat e kane te parin dhe te fundit…i presin surpriza!

Suksese kryetarit te ri!

“Të dashur mjeranë...!” PD “e fshiu” nga

Postimi ne mbeshtetje te PD, publikuar nga Doris Madhi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT