“Qeveria propagandë me mjekët që dërgoi në Itali”, Profesor Kabo replika me Tritan Shehun e PD-së: Ju gjithçka e shihni vetëm zi. Pse nuk shkon t’i në Itali të ndihmosh?

Profesori i njohur Përparim Kabo është “kapur” në komente me ish-deputetin e PD Tritan Shehu, në lidhje me një shkrim të këtij të fundit për dërgimin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali.
“Mjeku Tritan Shehu debaton ne fb me nje mik te tijin dhe atje lexojme se vajtja me pagese e mjekeve dhe infermiereve ne Itali per te ndihmuar perdoret nga propaganda qeveritare si cinizem por perdoret edhe termi mercenarizem… ndaj me duhet te jap kete pergjigje…per kete dialog dhe pedorimin e termave.. Mercenaret shkonin ne lufte me pagese per te vrare dhe jo per te mbrojtur jeten si po bejne mjeket dhe infermieret tane. Nese ky akt human quhet merecenarizem e para tregohet se nuk dihet kuptimi i termit dhe e dyta je cinik ndaj humanizmit qe nuk mer leje ne sakrificen e vet..” shkruan profesor Kabo.
Më tej, profesori thotë se kush nuk bën dot atë që bën kolegu, i mbetet vetëm të flasi, ndërsa i tregon ish-deputetit se “ata” i shohin të gjitha vetëm zi. Përparim Kabo e pyet publikisht Tritan Shehun se përse nuk shkon ai vetë në Itali të japë ndihmën e tij.
“Kush nuk e ben dot ate qe ben kolegu…mbetet vetem te flasi. Zoti Shehu ju jeni zv-rektor ne nje universitet qe ka dege mjekesie dhe infermierie .. A mund te na thoni cili eshte kontributi i tyre se paku ne Shqiperi por edhe ne Itali se pjesa me e madhe e tyre jane studente italiane. Kam vene re se ju gjithcka e shihni vetem zi…ju bej thirrje publike te dilni nga kjo gjendje …nuk ju ben nder.
Ju psh, ju personalisht…pikerisht ju pse nuk shkoni ne Itali te ndihmoni..Ju se beni dot kete. Ju punoni on line vetem duke sulmuar punen qe bejne te tjeret e cila ka te meta dhe gabime…por ama punohet. Shko nje dite te vetme te Tritan Kalo e Lul Kraja rri nje turn se paku…dhe te shohim kontributin tuaj…Veprat mbeten…”, përmbyll profesori.
Por, nën këtë koment të profesorit ka replikuar ish-deputeti Tritan Shehu, i cili i shkruan Përparim Kabos “nuk po e kuptoj cfare po ndodh me ty se fundmi, ke veshtiresi ne lexim apo…!?”, ndërsa i dërgon dhe shkrimin e plotë.
“Perparim, nuk po e kuptoj cfare po ndodh me ty se fundmi, ke veshtiresi ne lexim apo…!?Sidoqofte per saktesi po te bashkengjis postimin tim qe i “referohesh”. Lexoje me kujdes e do bindesh qe eshte e kunderta e asaj qe ti shkruan”, thotë ish-deputeti i PD Tritan Shehu.
Më poshtë shkrimi i plotë i Tritan Shehut:
Keta misionare solidariteti nuk i dergoi Rama, por koshienca e tyre!
Ka nje keq perdorim cinik ne teatralitetin e Qeverise me vendimin tejet human, ndjenjen solidare te atyre 30 mjekeve e infermiereve, qe me vullnet te lire vendosen te nisen drejt Italise, duke u bere keshtu shprehje e ndjenjave te nje populli, qe i dhimbur nga tragjedia italiane, nuk mund te qendroje duar lidhur.
Paradoksalisht ne te gjithe ate ceremoni, te vetmin qe shqiptaret identifikuan e degjuan ishte Kryeministri e ndonje minister i tij, protagonistet e vertete te kesaj inisiative u vendosen qellimisht ne “hije”, larg, pa fytyra, pa emra e pa ze.
Ata nuk i dergoi ne Italine mike Rama, as “pagesa” e Qeverise sic kerkohet per turp te evidentohet nga burimet qeveritare, ata nuk po shkojne aty si mercenare, por si misionare te lire drejt atij vendi e populli kaq afer nesh ne histori, sot dhe neser, qofte edhe ne kete perpjekje per te perballuar epidemine.
“Clirimi” i Italise nga kjo e keqe eshte edhe fitorja e jone, garanci per suksesin tone, sepse dhe kjo lufte eshte e perbashket.
Pershendetjet me te ngrohta atij grupi misionaresh, jo thjesht ne beteje me virusin, por edhe si nje deshmi e asaj qe na bashkon me ate vend e popull!