Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

Shkon në 5 numri i drejtuesve të automjeteve që janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Së fundmi, një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Shijak, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të droguar.

Sipas policisë, gjatë patrullimeve me fokus parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore ndaluan automjetin me drejtues shtetasin I. M., 36 vjeç, banues në Shijak.

Pas testimit me aparatin drogëtestues, ai rezultoi në efektin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve procedurale, drejtuesi i mjetit u arrestua në flagrancë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Policia bën me dije se gjatë 3 muajve të fundit janë arrestuar edhe 4 shtetas të tjerë për të njëjtën shkelje, duke e çuar në 5 numrin total të rasteve.

Policia Rrugore e Durrësit u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike, pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT