Qeveria e bën fakt: Bordi i Karburanteve rifutet në fuqi, Edi Rama fton si anëtarë grosistët e naftës! Erion Braçe kundërshtoi pjesëmarrjen e tyre

Qeveria shqiptare ka vendosur këtë të hënë të ngrejë sërish Bordin e Karburanteve, me firmë të kryeministrit Edi Rama, duke ftuar si anëtarë grosistët e karburanteve në vendin tonë. Një situatë që deputeti Erion Braçe e kundërshtoi ende pa u ngritur Bordi.

Sipas deputetit Eiron Braçe, grosistët e karburanteve nuk mund të jenë anëtarë vendimmarrës në një bord që ngrihet për të mbajtur të stabilizuar rritjen abuzive të çmimeve të karburanteve, prej tyre.

“Çmimet, që përcaktohen nga Bordi gjatë situatës së veçantë, janë të detyrueshme për të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe të gazit në  vend, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendimin e botuar në QBZ.

Subjektet tregtare dhe institucionet e përcaktuara, detyrohen që, brenda datës 24.3.2026, të njoftojnë pranë ministrit përgjegjës për ekonominë përfaqësuesit e tyre në përbërje të këtij bordi.

Prej ditësh, çmimet e karburanteve kanë parë një rritje të konsiderueshme, me naftën që tregtohet me pakicë rreth 220 lekë për litër. Me 200 lekë tregtohet benzina dhe me rreth 65 lekë gazi, raporton newsbomb.al.

Qeveria e bën fakt: Bordi i Karburanteve rifutet në fuqi, Edi Rama

Qeveria e bën fakt: Bordi i Karburanteve rifutet në fuqi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT