“Policia ka dijeni”, gazetari bën deklaratën e fortë: Mashtrimet përmes Call Center-ave po sjellin një fitim 500 milionë euro në muaj

Gazetari i njohur i kronikës, Ferdinand Dervishi, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me fitimet e call center-ave të jashtëligjshëm në vendin tonë.
Gjatë një interviste mediatike, Dervishi ka deklaruar se fitimet nga këto call center-a arrijnë deri në 500 milionë lekë në muaj. Sipas tij, policia është në dijeni të këtij aktiviteti, i cili po gjeneron shuma marramendëse parash.
Po ashtu, gazetari shton se shumë operacione të autoriteteve janë dekonspiruar.
Dervishi: Call center-at sjellin një fitim prej 500 milionë eurosh në muaj nga krimi. Kjo xhiro nuk shkatërron vetëm Shqipërinë, por edhe Gjermaninë. Janë 25 mijë operatorë, është shkatërrim. Flitet për miliarda të vjedhura, mbi dy miliardë, dhe nuk është pak. Unë nuk besoj se shuma është kaq e madhe, por kjo e shkatërron. Ku shkon ky fitim, ku shkon gjithë kjo para? Policia është në dijeni se ku janë dhe mbase i mbron. Ka ndodhur një rast: policia shkoi për aksion dhe u kthye mbrapsht. Kush e ktheu? Me urdhër nga lart, sigurisht, krerët e policisë. Janë miliona euro. Pra, abuzimet kryesore vijnë nga tenderët publikë dhe call center-at. Madje edhe operacionet janë dekonspiruar. Nuk pyet njeri, edhe pse bëhen aksione, ata vazhdojnë.