Pasiguritë nga lufta, vendi ballkanas do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Kroacia ka bërë me dije se do të rikthejë do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, pasi sigurive që po përjeton Ballkani dhe rajoni i Europës.

Pas 17 vitesh pezullim, të hënën, 800 rekrutë do të fillojnë trajnimin bazë dy-mujor në komplekset ushtarake në të gjithë Kroacinë.

Mediat vendase bëjnë me dije se rekrutët e rinj do të trajnohen në aftësi mbijetese, vetëmbrojtje, ndihmën e shpejtë dhe operimin e droneve FPV.

Ata do të marrin një pagesë mujore prej 1,100 eurosh, kredite të historikut të punës dhe akses preferencial në punësim në sektorin publik.

Kujtoijmë që në tetor 2024, Kroacia ndryshoi ligjin e saj të mbrojtjes për të futur shërbimin e detyrueshëm ushtarak në përputhje me trendet evropiane dhe ndërsa tensionet me Rusinë nxitën thirrjet për aftësi më të forta mbrojtëse në të gjithë Evropën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT