Operacioni që “blindoi” Vlorën zbardhi 2 vrasjet e bujshme, GJKKO lë prapa hekurave bashkëpunëtorët e Inez Hajrullës, Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve, Rezart Kuçin

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për autorin e dyshuar për vrasjen e Gentjan Qarri, Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve Rezart Kuçi.
Pas hetimeve të kryera, SPAK arriti të zbardhë se pas 2 vrasjeve të bujshme të ndodhura 5 vite më parë dhe episode të ndryshme të trafikut të drogës, prapa të cilave qëndron Inez Hajrulla dhe grupi i tij kriminal.
Hajrulla një personazh i njohur në boptën e krimit arriti të shpëtonte kokën nga 3 atentate, por dhe nga operacionet policiore të zhvilluara në kuadër të arrestimit të tij.
Mësohet se nga operacioni i zhvilluar mëngjesin e 7 marsit në Vlorë është zbardhur vrasja e Bledar Birçaj, ngjarje e ndodhur në maj të 2021 teka ai ishte në lëvizje me mjetin e tij tip “BMW”X5, ku ndaj tij papritmas u hapën breshëri plumbash. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për pazare droge.
Në operacionin e zhvilluar në qytetin e Vlorës mëngjesin e sotëm janë zbardhur ekzekutimi i Gentian Qarrit, që dyshohet të jetë kryer për hesape të veprimtarive kriminale.
Dy shtetas të tjerë janë ndaluar në Itali, njëri në Greqi dhe dy të fundit raportohet se janë Inez Hajrulla dhe Ervis Hajrulla.
Mësohet se këta persona kanë porositur vrasjen dhe kanë ekzekutuar shtetasin Gentjan Qarri, i njohur dhe me nofkën “Gëçe”, ngjarje e ndodhur pranë Bibliotekës te Kisha Ortodokse, në lagjen “29 nëntori”, më datë 6 Shkurt 2021.
Për realizimin e operacionit në Vlorë, Forcat Speciale bllokuan rrugën e sipërme të zonës së Ujit të Ftohtë, pas blloqeve të pallateve që ndodhen aty, duke ndaluar kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve, ndërkohë që një dron mbështet operacionin nga ajri.
Vrasja e Bledar Birçajt:
Bledar Birçaj, atë kohë 40 vjeç u ekzekutua me armë zjarri më 10 Maj të 2021-shit në qytetin e Vlorës. Drejt mjetit BMË X5 me të cilin ai lëvizte në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një mjet tjetër në ecje.
40 vjeçari, pronar i lokalit të njohur në Lungomare i quajtur “THE BOSS”, u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit bregdetar por fatkeqësisht nuk mundi të jetonte. Viktima prej vitesh jetonte në Spanjë, ndërsa kur erdhi në Shqipëri ra pre e një atentati. Ende nuk dihet se kush ishin personat që qëlluan me breshëri plumbash dhe i shkaktuan vdekjen e Bledar Birçajt.