Rama – Pacollit: Hë mo, do t’i hedhësh lekët në llogari se të kemi bërë hero! (Video)

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli vizituan mbrëmjen e së enjtes, banorët e prekur nga tërmeti në qytetin e Krujës
Por, në takimin mes tyre nuk munguan as batutat. Rama i kërkoi Pacollit që të kalojë lekët e premtuara sa më parë në llogari dhe e gjitha kjo sigurisht ishte në kuadrin e shakasë.
“Hë mo Behgjet ku je, a do t’i hedhësh ato lekë në llogari apo jo. Hajde pra tani se të kemi bo dhe hero”, i thotë Rama me shaka.
Behgjet Pacolli ka dhuruar 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri dhe do të ndërtojë vetë banesa për ata që u prekën nga tërmeti.
Si një ndërtues me eksperiencë në këtë fushë, Pacolli sugjeroi që në qytetin e Krujës, pallatet dhe shtëpitë e shembura të ndërtohen në pjesën e poshtme të qytetit, duke i dhënë hapësirë zonës turistike. Por në të njëjtën kohë duke i afruar banesat me shkollat, kopshtet e çerdhet.