Debat në Kuvend, Balla sfidon Shehajn: E di gjithë Vlora sa tokë keni në Zvërnec

Çështja e investimit në Zvërnec, u bë shkak për debatin mes kreut të grupit të PS Taulant Balla dhe deputetit Agron Shehaj. Ky i fundit po akuzonte qeverinë për korrupsion e shitje të Shqipërisë, ndërsa Balla iu përgjigj duke thënë se zhurma që bën Shehaj s’ka lidhje me protestën, por me djalin e xhaxhait të tij.

Agron Shehaj tha Balla, ka pronë në Zvërnec, madje e sfidoi duke i thënë që të shkonin e në Vlorë për të vërtetuar ato çka vetë tha në Parlament.

“Që ta dini të gjithë këtu, ky Agron Shehaj që bërtet s’ka lidhje fare me protestën, ka hallin e djalit të xhaxhait. Ky bërtet për pronat. E di gjithë Vlora sa hektarë tokë ka Agim Shehaj. Unë të sfidoj, dalim nga salla dhe ikim në Vlorë”, tha Balla.

Pas akuzave nga ana e Shehajt, Taulant Balla i kujtoi dhe vjedhjen e listave të anëtarësisë së PD si dhe shumën e paguar Lulzim Bashës për ta bërë pjesë në grup.

“Ti je hajdut! I vodhe PD listën e anëtarësisë. T’i tërhiqet vëmendja një zhurmuesi, protesta s’ka asnjë lidhje me ty. I shkon televizioneve dhe i thua sa lekë do të më nxjerrësh mua në prime time? Ti je hajdut të dhënash personale, gjobaxhi dhe i dënuar për vjedhje të dhënash personale! Ktheji PD listën e të dhënave personale që i ke vjedhur sepse sot ka një lajm të mirë, Luli mund të bëhet i penduar dhe të tregojë sa lekë e ke paguar ti që të të fuste në listë”, i tha Balla

Back to top button
LAJMET E FUNDIT