Një foto ose video mund të kushtojë JETËN! Irani paralajmëron dënim me VDEKJE për këdo që filmon dëmet nga sulmet: Është informacion për armikun

Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar qytetarët se filmimi ose fotografimi i objekteve dhe vendeve të shkatërruara nga lufta, mund të çojë në akuza për spiunazh, të cilat mund të rëndojnë dënimin me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë.

Ky paralajmërim u dha nga zëdhënësi i gjyqësorit Asghar Jahangir i cili deklaroi se fotografimi i zonave të dëmtuara konsiderohet dhënie informacioni armikut, gjë që dënohet me vdekje sipas ligjeve në lidhje me spiunazhin.

“Për ata që i japin informacione armikut duke bërë fotografi ose duke filmuar, ligji për ashpërsimin e dënimeve për spiunazh parashikon dënimin me vdekje dhe konfiskimin e të gjitha pasurive. Kur bëhen fotografi të zonave të dëmtuara, armiku informohet se objektivi është lokalizuar saktë. Dhënia e informacionit  kundrejtarmikut në këtë mënyrë është e barabartë me bashkëpunimin me armikun në aktivitete inteligjence, vepër për të cilën ligjvënësi ka parashikuar dënimin me vdekje dhe konfiskimin e të gjitha pasurive”,tha ai.

Kujtojmë se tashmë janë bëreë plot 32 ditë që rej fillimit të luftës në Lindjen e Mesme, dhe gjatë kësaj kohë ka patur sulme të gjera në gjithë Iranin, kryesisht në Teheran, si edhe numër në rritje viktimash. Po ashtu kujtojmë se qeveria Iraniane, ka kryer një ndërprerje të vazhdueshme të internetit gjë e cila e ka bër ëtë vështirë për banorët ndarjen e informacioneve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT