FOTO: Izolim dhe masa të rrepta, si po lufton bota ndaj Covid-19

Miliona  njerëz në të gjithë botën po përballen me kufizime të paprovuara më parë, përfshirë ndalim-qarkullimin, kufizimet e hyrjeve e daljeve dhe izolimin e tyre, pasi e bota përpiqet të kontrollojë COVID-19.

Masat për të penguar përhapjen e koronavirusit të ri janë miratuar nga shumë ende të botës, duke vendosur kufizime të udhëtimit, duke mbyllur aeroportet dhe duke mbyllur plotësisht kufijtë e tyre.

Italia ishte vendi i parë evropian që vendosi kufizime të mëdha për të luftuar sëmundjen.

Franca dhe Spanja iu bashkuan Italisë në vendosjen e pengesave për dhjetëra milionë njerëz, Australia urdhëroi izolimin e të huajve që mbërrinin dhe vendet e tjera zgjodhën ndalimet e hyrjes.

Disa vende vendosën ndalime të tubimeve masive, duke mbyllur ngjarje sportive, kulturore dhe fetare, ndërsa ekspertët mjekësorë po u bëjnë thirrje njerëzve të praktikojnë “distancimin social”.

Në fotot e mëposhtme shihen disa prej këtyre masave në vende të ndryshme të botës, të publikuara nga “Al Jazeera”.

Patrulla në Spanjën jugore

Ushtarë në Sri Lanka me veshjen speciale për të spërkatur dezinfektantë

Oficerë policie duke patrulluar rrugët e zbrazura në Bucaramanga, Kolumbi

Oficer policie në Francë duke u bërë thirrje qytetarëve të largohen nga mjediset publike

Oficerë policie duke bërë kontrolle në kufirin Hungari-Austri

Trafik i rënduar në pikën e kontrollit në kufirin Gjermani-Poloni

Izolimi i dy qyteteve më të mëdha të Kazakistanit si pasojë e Covid-19

Gondolat në Venencia pasi u pezullua lundrimi ujor në Itali

Kontroll dokumentash të njerëzve që tendojnë të kalojnë kufirin e qytetit të San Pedros

Teatri në Berlin i mbyllur si pasojë e Covid-19 me mesazhin “Home Alone”

Oficer policie në Kenia në zonën ku mbahen njerëzit ne karantinë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT