Presidentja e Kosovës me pushime në Shqipëri
Derisa në Prishtinë ka shpërthyer debati rreth mandatit të saj, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka nis pushimin vjetor.
Siç njofton Zyra e Presidencës, Jahjaga me familje ka udhëtuar të mërkurën për pushime në Shqipëri.
Ky pushim do të jetë i mirëseardhur për presidenten, e cila e ka mbështetjen e PDK-së, por është nën presionin e LDK-së që të tërhiqet nga pozita.
Sipas LDK-së, Jahjaga është zgjedhur në krye të shtetit “përkohësisht”, bazuar në marrëveshjen e arritur midis partive të mëdha parlamentare, mirëpo sipas Kushtetueses, ajo mund të qëndrojë aty deri në përfundim të mandatit pesë vjeçar.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.