“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

Ka përfunduar mbledhje e kryeministrit Edi Rama me socialistët e kryeqytetit.

Rama u ka kërkuar ekipit të Tiranës që dalin në terren për të takuar qytetarët për organizimin e brendshëm.

Deputetët dhe ish deputetët do të duhet të koordinoheni me bashkinë e Tiranës për problematikat që më pas të raportohen

Burime tregojnë se Rama u ka kërkuar më shumë angazhim të gjithëve në veçanti bashkisë së Tiranës, sidomos për hapësirat publike.

Mësohet se Kryeministri u ka thënë të pranishme:

“U kam thënë se mungesa e kryetarit te zgjedhur do të jetë një problem, por ju nuk e keni marrë shumë seriozisht në atë kohë”.

Gjithashtu pritet të ngrihet një grup pune nën drejtimin e Manastirliut për të identifikuar të gjitha problematikat dhe të raportohen sërish në mbledhjet e tjera.

Përveç Kryeministrit, në mbledhje kanë folur edhe deputetë të tjerë, Erion Braçe ka ngritur shqetësimet e zonës së tij elektorale dhe kërkesën për të gjetur zgjidhje. Gjatë kësaj jave pritet të ketë një takim me drejtuesit e njësive administrative në Tiranë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT