FBI me “dorë të hekurt”, shkarkon nga detyra agjentët që u gjunjëzuan për George Floyd

FBI ka shkarkuar disa agjentë që u fotografuan duke u gjunjëzuar gjatë një proteste për drejtësi racore në vitin 2020. Ata morën pjesë në një demonstratë në Ëashington DC, duke u solidarizuar me protestuesit pas vdekjes së George Floyd.

Sipas BBC, rreth 15 deri në 20 agjentë janë larguar nga detyra, megjithëse numri i saktë mbetet i paqartë. Shoqata e Agjentëve të FBI-së ka dënuar vendimin, duke e cilësuar si shkelje të të drejtave të tyre.

Ky veprim vjen në një klimë politike aspak të qetë, ku administrata Trump po tenton të eliminojë ndikimin e politikave “woke” nga institucionet federale. Kritikët konservatorë e kanë parë gjunjëzimin si veprim politik, ndërsa mbështetësit e kanë konsideruar një gjest për uljen e tensioneve.

Gjesti i gjunjëzimit u bë simbol i protestave kundër racizmit dhe dhunës policore në SHBA. Shkarkimet janë pjesë e një vale më të gjerë largimesh brenda FBI-së, përfshirë edhe ish-drejtues të njohur.

Kujtojmë se George Floyd ishte një afrikano-amerikan që vdiq gjatë arrestimit nga policia në Minneapolis, Minesota, më 25 maj të vitit 2020. Protestat kundër dhunës si brenda dhe jashtë SHBA-së askohe ishin të shumta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT