Ekstemistët maqedonas përdhosin dhe djegin flamurin shqiptar ne Australi

AUSTRALI– Një grup maqedonasish të diasporës kanë protestuar jashtë konsullatës së tyre në Melbourne të Australisë duke fyer e përdhosur flamujtë shqiptarë e grekë.

Në 28-vjetorin e Pavarësisë, shtetasit me origjinë maqedonase kanë protestuar kundër emrit të tyre të ri me banderolat: “Vetëm Maqedoni, asnjëherë e Veriut.”

Më pas, pasi janë përdhosur, flamunjtë shqiptarë dhe ata grekë janë djegur në sheshin e Melburnit.

Mesa duket konflikti i Ballkanit ka plasur në Australi edhe pse maqedonasit e Diasporës janë mijëra kilometra vendit të tyre të lindjes.

Megjithatë “zemërimi” nuk shpjegohet pasi marrëveshja për emrin u arrit me dakordësi nga palët politike duke shënjuar një akord historik me Greqinë. Një tjetër faktor që ndikoi në stabilizimin e vendit dhe arritjen e marrëveshjes ishte edhe ai shqiptar, gjë që shpjegon “inatin” ndaj flamurit tonë.

Ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga autoritetet maqedonase lidhur me incidentin apo edhe një ndjesë për përdhosjen e flamurit kombëtar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT