“Kamionët të kalojnë mbi ne po të duan!” Vijon “lufta” për tokën në Rrjoll, gratë ulen në rrugë dhe tentojnë të futen në kantier (VIDEO)

Situata në Rrjoll vijon të jetë e tensionuar prej më shumë se dy muajsh tashmë, teksa banorët janë duke “luftuar” përditë kundër ndërtimit të resortit turistik “Blue Borgo” në tokën, për të cilën thonë se është e tyre.
Gjatë ditës së sotme, kanë qënë vet gratë të cilat kanë protestuar duke u ulur në tokë për të mos lejuar mjetet e ndërtimit të kalojnë.
“E kam tokën time, nuk e lëshoj, po deshën të kalojnë mbi ne kamionët fadromat. Nuk e gëzon tokën tonë askush” janë shprehur ato. Në vendngjarje shihen të jenë edhe punonjës të policisë.
Ndërkohë pak më vonë tre prej grave që kanë qënë duke protestuar kanë shkuar me vrap për tu futur në kantierin e ndërtimit, një prej rojeve të kantierit ka tentuar të mbyllë derën teksa ato vrapojnë. Në të njëjtën kohë dëgjohen të shara nga protestuesit e tjerë.
Kujtojmë se banorët pretendojnë se tokat ku do të zhvillohet projekti janë në pronësi të tyre edhe për këtë ata janë shprehur se zotërojnë dokumente.