Daçiç kërcënon ‘Google-n’
Në faqen e internetit ‘Google Analytics’, është harta e
Serbisë, natyrisht pa Kosovën, por kohëve të fundit edhe pa Vojvodinën.
Serbisë, natyrisht pa Kosovën, por kohëve të fundit edhe pa Vojvodinën.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç e ka cilësuar këtë një skandal dhe
se do të reagojë për këtë.
“Vendosja e hartës së Serbisë pa Vojvodinën e pa Kosovën, është
skandal dhe provokim ndaj Serbisë, ndaj të cilës do të dimë se si do të
reagojmë. Nuk është hera e parë që ballafaqohemi me provokime të
ngjashme”, ka thënë Daçiç.
Ministri i Ndërtimit dhe Planifikimit Urban në qeverinë e Serbisë,
Velimir Ilië ka thënë për këtë medium, serb se ky provokim nuk meriton
koment.
“Atë e ka vendosur dikush që nuk mendon mirë për vendin tonë. Vojvodina është në Serbi, e këtë secili e di”, thotë ai.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.