Ndalohet në kufi shqiptari i “Agimit të Artë”
Policia kufitare ka bërë të mundur ndalimin e një prej eksponentëve të “Agimit të Artë”. Bëhet fjalë për shtetasin Robert Hajdhi, i cili pasi është ndaluar në pikën kufitare të Qafë Botës, është shoqëruar për në komisariatin e Sarandës.
Shtetasi Robert Hajdhi është një nga anëtarët e kësaj force politike neonaziste. Edhe pse është me origjinë shqiptare, jo pak herë mediat greke kanë shkruar se ai ka marrë pjesë në sulmet ekstremiste që u janë bërë emigrantëve në shtetin grek. Madje nëse do të kujtonim incidentin në panairin e Megaras në Greqi, duhet përmendur që edhe vetë policia greke mbeti e habitur kur mësoi se në rradhët e “Agimit të Artë” kishte edhe një shtetas shqiptar. Ky ishte Robert Hajdhi.
Ai e viziton shpesh Shqipërinë, pasi ka në pronësi të tij një hotel me pesë yje në Lukovë. Por herën e fundit ishte pjesë e rrëmujës që “Agimi i Artë” shkaktoi në Himarë, në ceremoninë e mbajtur në përkujtim të të ndjerit Aristotel Guma.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”