Kushëriri i Taulant Ballës, mes të arrestuarve për tërmetin (FOTO)

18 urdhër-arreste ka lëshuar Prokuroria e Durrësit pas tërmetit që i mori jetën 51 personave në qytetin bregdetar, Tiranë dhe Thumanë.

Ndërsa 9 persona janë ende në kërkim, mes 9 të arrestuarve janë edhe dy zyrtarë të ministrisë së Brendshme, Kujtim Hasa dhe Ahmet Doda, funksionarë të lartë të shtëpisë së pushimit e njohur si “kavalishenca”, ku humbi jetën edhe komisar Bajram Hadërmetaj.

Ahmet Doda, i cili është edhe djali i tezes së Taulant Ballës, është arrestuar në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit dhe akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Ndërkohë që vartësi i tij Kujtim Hasa akuzohet për “vrasje me dashje”. 

Arrestimi i tyre ka ardhur pasi godina e Kavalishencës ishte shpallur e pabanueshme që prej tërmetit të parë të 21 shtatorit, madje drejtuesi Ahmet Doda kishte organizuar edhe një tender për rikonstruksuinin e saj. Tender, i cili ishte shtyrë për në 27 nëntor që të zhvillohej.

Lidhjen e gjakut mes deputetit Balla dhe drejtorit Doda e ka bërë më herët publike edh eish-kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një postimi në vitin 2018 denonconte emërimin e paligjshëm, sipas tij, të Ahmet Dodës në krye të Institutit të vuajtjes së dënimit të të miturve në Kavajë.

Statusi i Berishës në Mars 2018
Instituti i vuajtjes se denimit te te miturve ne Kavaje, treg droge per klanin Balla!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Mirmbrema Doktorr. Po ju bej me dije se ne Institutin e te miturve Kavaje ku drejtor u emerua me te ashtuquajturin konkurs nje militant i rilindjes Njazi Deliu, dhe shef policie prane institucionit eshte emeruar Ahmet Doda djali i tezes se Deputetit Socialist Tauland Balla ku te dy keta eprore shihen ne shoqerine e Gentjan Dajes dhe Elvis Rroshit. Qe nga momenti qe institucioni drejtohet nga keta persona sidomos shefi i policise qe eshte emeruar ne 2014. Eshte sekseri i mbushjes se institucionit me lende narkotike. Po ju jap dy raste konkrete ku per kete eshte mbajtur dhe procesverbal i brendshem nga policet e sherbimit. Te cilet per fatin e tyre te keq u degedisen sepse i prishen biznesin fitimprures shefit. Rastet ne fjale jan konkretisht ne tetor 2016 dhe tetor 2017 te cilat nuk jan raportuar ne drejtorine e pergjithshme. Keta persona vazhdojne te shantazhojne dhe te ushtrojne presion me vendin e punes punojesve qe nuk heshtin karshi ketyre fakteve te turpshme”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT