Kushtetuesja bëhet “mollë sherri” mes kolegësh, kandidatja Llagami nuk njeh zgjedhjet: Kërkon të drejtën në Administrative

Gjykata Kushtetuese është bërë “mollë sherri” mes kolegësh. Ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, kërkon pezullimin e vendimit të Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë në lidhje me procedurat për plotësimin e një vakance në Gjykatën Kushtetuese.
Mësohet se Naureda Llagami i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë për këtë çështje. Nëse do të pezullohet zbatimi i vendimit, do ta vendosë Gjykata Administrative.
Kujtojmë se më herët, ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, iu drejtua zyrtarisht Gjykatës së Lartë, të cilës i kërkoi të njihet dhe me pajisjet dhe kopjen e plotë të dosjes që lidhet me procesin e zhvilluar më 30 shtator 2025 në Gjykatën e Lartë.
Naureda Llagami ishte një nga tre emrat me më shumë pikë që kandidonte për postin e anëtarit të ri të Kushtetueses. Llagami mori 8 vota, Asim Vokshi 6 vota ndërsa Florian Ballhysa asnjë votë.
Për një votë që rezultoi e pavlefshme, Naureda Llagami pretendon se i përkiste asaj, dhe se ka marrë 9 vota dhe jo 8. Pra, 3 më shumë sesa kandidati Vokshi që u shpall fitues me pikëzimin.
Vota e pretenduar nga Llagami, do t’i jepte mandatin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Asnjë nga kandidatët nuk mori 3/5 e votave dhe Vokshi u zgjodh automatikisht fitues për të zëvendësuar Holta Zaçajn si anëtar i Kushtetueses.