Del në skenë serbi Fazlliç, sulmon Bashën: Është politikani më budalla në Ballkan

Damir Fazlliç i njohur dhe i komentuar gjatë në vendin tonë si biznesmen që kishte bashkëpunuar me PD, në kohën kur kjo e fundit drejtohej nga Sali Berisha në pushtet, ka sulmuar ashpër kreun e PD, Lulzim Basha pas artikullit të një media amerikane se ai është i lidhur me Rusinë.
Fazlliç shkruan se Basha është politikani më budallai në Ballkan ndërsa e krahason atë me “Forrest Group”.
“Pasi ka groposur PD-në partinë dhe lëvizjen që rrëzoi komunizin në Shqipëri, Lulëzim Basha, “Forrest Gump” i politikës, tani synon medljen e arët. Ai tani është zyrtarisht politikani më budalla në Ballkan, megjithatë nuk është ndonjë detyrë e lehtë. #Shqipëri #PD #RunForrestRun #Basha“,-shkruan Fazlliç.

Fazlliç e ka bërë këtë koment në Twitter, por pak më vonë e ka fshirë.
Kujtojmë se Fazliç kishte sulmuar ashpër Bashën pasi u rizgjodh në krye të PD, duke shkruar se, fitorja e tij ishte si fitoret në Korenë e Veriut.
“Forrest Gump fitoi, stili i Koresë së Veriut. RIP (u prehsh në paqe) partia më e madhe në historinë e Shqipërisë…”, kishte shkruar Fazliç pas rizgjedhjes së Bashës./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT