FOTOT/ Edi Rama zbulon pas shumë vitesh sallën e Këshillit të Ministrave, prezanton kabinetin e riformatuar dhe mbledhjen e parë me të vetët
Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar kanë zhvilluar këtë të premte mbledhjen e parë, menjëherë pas betimit të Presidenti Bajram Begaj, duke u zotuar se do të zbatojnë vetëm Kushtetutën gjatë detyrës së tyre.
Bie në sy, se për herë të parë pas shumë vitesh, Edi Rama ka zbuluar sallën e Këshillit të Ministrave dhe është kujdesuar që publiku të njihet me kabinetin qeveritar të saporiformatuar. (SHIH GALERINË NË FUND)
Siç shihet dhe nga fotografitë, ministrat e rinj dhe ata që kanë ndërruar dikasteret, kanë zënë vend në tryezën e rrumbullakët dhe bashkë me Edi Ramën, kanë shpalosur objektivat për detyrën që u është besuar në përfaqësim.
Përsa i përket arredimit, në krye të sallës qëndron Ismail Qemali, ndërsa tavani, ambienti përreth dhe ishulli në qendër të tryezës së rrumbullakët ofrojnë pompozitetin e një pushteti zbatues të hartimit dhe zbatimit të politikave qeveritare.