Urdhri i ri/ Lokalet, restorantet e fast food-et të mbyllura deri më 3 prill, ja shërbimi që lejohet

Ministria e Shëndetësisë, përmes një urdhri të ri, njofton se do vijojë mbyllja e të gjitha kafeneve, restoranteve, lokaleve e fast food-eve, deri më 3 prill.

Në urdhrin e Ministrisë, sqarohet se përjashtohet nga ky vendim vetëm shërbimi në banesë, i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara.

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

 Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Punlik, janë realizuar 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457.

Deri në këto momente janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 33 raste, nga të cilat:

8 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina) ndërsa pjesa tjetër janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 19 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 1 rast

Elbasan 2 raste

Fier 4 raste

Rrogozhinë 2 raste

Back to top button
LAJMET E FUNDIT