“Fitoi miliona euro në kurriz të qytetarëve!” Përplasjet për “Sterilizimin”, Albana Vokshi dhe Vilma Nushi paraqiten në GJKKO (VIDEO)

Janë paraqitur ditën e sotme në GJKKO biznesmenja Vilma Nushi e cila akuzon deputeten Albana Vokshi për shpifje në lidhje me dosjen “Sterilizimi”.
Vokshi, e cila ka qenë në krye të Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për dosjen e “Sterilizimit” është paditur për shpifje nga biznesmenia Vilma Nushi dhe shoqëria “3P Life Logistic”.
Deputetja e PD-së u padit në cilësinë e kryetares së komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi nga shoqëria “3P Life Logistic” e Vilma Nushit, pas akuzave se kompanitë e saj kishin fituar qindra miliona euro përfshirë atë të Check Up që po hetohet nga SPAK.
Konçesionari pohon se, për një periudhë 10-vjeçare, vlera e projektit ka qenë 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, ndryshe nga seç pretendon Vokshi.