SPAK ndez motorët/ Kush do të jetë kreu i “FBI-së shqiptare”? (Emrat)

Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili janë 3 prokurorët që garojnë për kryesinë e SPAK.

KLP ka nisur mbledhjen për vendimin final me deklarimin dhe dorëzimin nga ana e anëtarëve të KLP-së i deklaratave, lidhur me pengesat ligjore dhe konfliktin e interesave në kuadër të procesit të vendimmarrjes për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.

Arben Kraja ka paraqitur pranë KLP një kërkesë ku kërkon përjashtimin e anëtarit Tartar Bazaj nga votimi për drejtues SPAK për konflikt interesi.

Kraja ka patur dosjen e Bazaj nga ku ka dhënë dorëheqjen nga hetimi administrativ.

Prokurorët e betuar 
Altin Dumani (kandidat për kreun e SPAK)
Arben Kraja (kandidat për kreun e SPAK)
Edvin Kondili (kandidat për kreun e SPAK)
Elida Kaçkini
Enkeleda Millonaj
Behar Dibra
Klodian Braho
Ened Nakuçi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT