Evi Kokalari “kokë më kokë” me Berishën: E mund në garë nëse nuk manipulohen votat, ai kërkoi të gënjente shqiptarët

Aktivistja Evi Kokalari, e cila kërkon të kandidojë për kryetarë të Partisë Demokratike, gjatë një interviste ne Report TV, ka deklaruar se në vitin 2025 i ka propozuar Sali Berishës që të ishte ajo kandidatë për kryeministre duke qenë se ka lidhje në elitën politike të SHBA-së. Zgjedhja e saj në krye të PD-së i jep autoritetin për të denoncuar në Kongresin amerikan çështjet e korrupsionit në Shqipëri.

“Propozimi im ishte që ai vetë të dilte nga loja dhe unë të futesha në pozicionin e tij. Sepse do të bëja një lojë ndryshe dhe në krahasim me Edi Ramën, do të kisha marrë një mbështetje krejt ndryshe nga Amerika pa patur nevojë të harxhoja lekë dhe ai nuk e bëri këtë. Besoj që Berisha donte ta provonte dhe njëherë me zgjedhjet e 2025 të futej vetë. Unë e kam kontaktuar në 2024 pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet dhe i thashë që të dilte nga loja dhe të futesha unë se kishte shumë shpresa që do t’ia merrja zgjedhjet Edi Ramës sepse qëllimi i fundit dhe qëllimi kryesor duhet të jetë marrja e stafetës nga socialistët dhe nga Edi Rama. Asnjë nuk mund të bëjë punë më të mirë për prezantimin e korrupsionit në Shqipëri, se sa unë në Uashington D.C” – tha Evi Kokalari

Duke kujtuar zgjedhjet e vitit të kaluar, Evi Kokalari thotë se Berisha kërkoi të manipulonte shqiptarët duke përdorur figurën e Chris LaCivita-s, por dështoi pasi të gjithë e kuptuan se ai ishte një konsulent i kontraktuar që mori një shumë të majme parash.

Ai nuk donte ta bënte, donte ta provonte dhe pastaj mori Chris LaCivita-n. Edhe duke pasur Chris LaCivita-prezent dhe duke dalë Chris LaCivita duke thënë se kishte lidhje dhe ishte arkitekti i fushatës së Trump dhe sërish nuk funksionoi. Jo vetëm nuk funksionoi, por PD-ja humbi 35% të votave që kishin pasur në 2021, që do të thotë se populli shqiptar nuk është budalla dhe nuk i ha këto gjëra. Ata e kuptojnë kush është konsulent dhe i paguar. Ata panë të gjithë lojën”,- tha Kokalari.

Ajo u shpreh e bindur se nëse votat nuk manipulohen e mund Berishën në mënyrë absolute.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT