Mustafa Nano: Rama, kryeministër i mirë në rrethana lufte, por nuk funksionon në kohë paqeje. Pas koronavirusit duhet të iki dhe të vijë një tjetër

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano e sheh si të dobishëm protagonizmin e kryeministrit Rama në situatën e krijuar nga pandemia. Në një intervistë me Skype në studion e lajmeve në TemA TV, Nano tha se përvoja ka treguar se Rama e luan mirë rolin e tij në situata “lufte”.

Në të vërtetë, të gjitha qeveritë po bëjnë të njëjtat ndërhyrje. Sigurisht ne shqiptarët jemi më të prirur t’i imitojmë italianët. Në këtë kuptim nuk shoh ndonjë gjë të keqe. 

Rama vazhdon të jetë protagonist steril. Unë te ai shoh një personalitet të dyzuar. Mund të mendohet se ky protagonizëm është i dobishëm në këtë situatë, nëse dalim mirë prej saj. 

Në situata paqeje, ai nuk funksionon. Në rrethana lufte, nuk kam shumë kritika. Sa herë ka të tilla, mendoj se i duhet dhënë një rol i tillë. Me të ikur situata, duhet të ikë dhe të vijë një tjetër”, tha Nano.

Gazetari Nano e sheh të nevojshme heqjen e masave kufizuese dhe rikthimin në normalitet, duke ruajtur distancimin social.

Mendoj se ka ardhur koha të zhbëhet karantina dhe të hyjmë në një fazë tjetër. Në Itali po diskutojnë ta zhbëjnë dhe të ndezin motorët e ekonomisë. Këtu është shpresa e punësimit. Unë nuk pres që kjo histori të vazhdojë dhe ne të jemi të lumtur”, tha Nano.

Sa u takon ndryshimeve të paralajmëruara nga kryeministri Rama në Kodin Penal dhe Civil, Nano tha se ështe e pamundur të aplikohen.

Nuk kanë për të gjetur zbatim. E shoh të pamundur të aplikohen, më duken masë qesharake. Shqipëria si shumë vende fqinje në Ballkan duhet t’i kthehen jetës normale. 

Ekonomia duhet të rivihet në punë. Thjesht duhet respektuar mbajtja e distancës. Nuk e shoh zgjidhjen te burgjet. Nuk e kam dëgjuar nga asnjë kryeministër tjetër në vende me demokraci normale”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT