Koronavirusi, anulohen aktivitetet që ishin planifikuar për Ditën e Verës

Të gjitha aktivitetet që ishin planifikuar për t’u zhvilluar në Elbasan janë anuluar. Shkak është bërë koronavirusi, frika e përhapjes, por edhe zbatimi i vendimit të qeverisë për të ndaluar të gjitha grumbullimet masive, qofshin këto kulturore e sportive.

Elbasani është kryeqendra e festimeve të ditës së verës, si një prej qyteteve që e feston këtë ditë, një festë pagane, e cila organizohet nga autoritetet vendore.

Panaire, koncerte, e shumë e shumë aktivitete të tjera janë pezulluar dhe nuk do të mund të shijohen nga askush këtë vit, pasi koronavirusi ka shtuar frikën dhe qeveria ka rritur masat, duke marrë vendim edhe për këtë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT