Dalin PRAPASKENAT: Çfarë e tensioni situatën mes Amerikës dhe Izraelit? Teherani nuk u dakordësua me Trump, Netanyahu i gatshëm për bashkëpunim

Mëngjesin e së shtunës, kur raketat amerikane sulmuan vendin, udhëheqësi i Iranit, Ali Khamenei, mësohet se po zhvillonte një takim me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
Nga ana tjetër, bashkëpunimi dymujor i Amerikës dhe Izraelit, nga i cili Trump po zgjidhte të vepronte mes diplomacisë apo luftës, përfundoi me zgjedhjen e kësaj të fundit që solli dhe vdekjen e menjëhershme të udhëheqësit iranian.
Sulmet ajrore dhe krizat që rrodhën pas kryengritjes së Iranit në fundin e dhjetorit që lamë pas u pasuan me surpriza, goditje dhe dezinformim të qëllimshëm. Zyrtarët kanë vlerësuar se përmes dezinformimeve të bëra së fundmi, u ekspozua Irani ndaj sulmeve më të mëdha izraelite.
Mendohet se plani i bashkëpunimit mes Izraelit dhe Amerikës daton që në fund të dhjetorit, kur kryeministri izraelit Netanyahu zhvilloi një takim në rezidencën e presidentit amerikan në Mar-a-Lago.
Në takimin mes dy palëve, kujtojmë se u diskutuan sulmet e përbashkëta të vitit të kaluar, të cilat u përqendruan në aftësitë balistike të Teheranit, me një afat kohor deri në muajin maj.
Por brenda pak ditësh, zhvillimet u përshpejtuan: regjimi iranian i përndoqi dhunshëm protestuesit, me mijëra viktima.
Më 14 janar u raportua se presidenti amerikan Trump ishte shumë afër dakordësimit për një sulm ushtarak, nga i cili më pas u tërhoq. Trump urdhëroi përforcime të konsiderueshme ushtarake në Lindjen e Mesme dhe filloi planifikimin sekret për një operacion të përbashkët me Izraelin.
Kontaktet vijuan më tej në Uashington me kreun e Mossadit, kreun e inteligjencës ushtarake izraelite dhe shefin e shtabit të IDF-së, në lidhje me koordinimin e operacioneve “Epic Fury” dhe “Roaring Lion”.
Njëkohësisht, mësohet se Trump po shqyrtonte nëse presioni ushtarak mund të çonte në një marrëveshje me Iranin sipas kushteve të tij.
Në fillim të shkurtit u zhvillua një takim mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Oman.
Pak ditë më vonë, Netanyahu udhëtoi drejt Uashingtonit për të diskutuar “vijat e kuqe” të negociatave dhe mundësinë për zhvillimin e një operacioni ushtarak.
Sipas një burimi amerikan të cituar nga Axios, Teherani u vu në dijeni se veprimi ushtarak “do të pasonte menjëherë nëse nuk do të kishte përparim të konsiderueshëm në një periudhë të shkurtër kohore”.
Një javë para takimit, SHBA-të dhe Izraeli kishin rënë dakord për një dritare kohore të mundshme për sulmin: të shtunën e ardhshme, një ditë në të cilën Khamenei po mbante një takim të rregullt me zyrtarët e lartë të qeverisë.
Burime amerikane theksuan se tre çështje mbetën të pazgjidhura:
Së pari, programi bërthamor dhe pasurimi. Uashingtoni thuhet se ofroi të siguronte karburant bërthamor për përdorim civil për një kohë të pacaktuar, në këmbim të braktisjes së pasurimit. Teherani refuzoi.
Së dyti, programi balistik. Iranianët, sipas të njëjtave burime, shmangën çdo diskutim mbi aftësitë e tyre raketore.
Së treti, financimi i organizatave të armatosura në rajon, një çështje që gjithashtu nuk u pranua si subjekt negociatash.