Peqini drejt braktisjes

Peqini është një ndër qytetet që po shkon drejt braktisjes. Mungesa e zhvillimit dhe punësimit ka shuar shpresat për të rinjtë e këtij qyteti prej 10 mijë banorësh. I harruar nga qeverisjet, sot rrugët e këtij qyteti duken të boshatisura.“Punë private ka shumë pak, ndonjë kamarier, gjë e vdekur fare”.“Pa punë, edhe qytetarët që janë këtu janë zëvendësuar me fshatarë.Kemi mbetur vetëm si jabanxhinj, pensionistët”.“Po ikin përditë, ku mbahet familja me 50 mijë lekë?”Kryetari i bashkisë, Sajmir Hasalla, shprehet se Peqini është lënë në harresë nga pushteti qëndror.“ Rilindja urbane akoma nuk ka ardhur në bashkinë e Peqinit, kemi shpresa dhe fjalë të mira që mund të bëhet para zgjedhjeve të ardhshme. Unë jam besimplotë.”/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT