Çudira që ndodhin vetëm në Shqipëri! Bota e uli çmimin pas deklaratës së Trump, në Pogradec litri kalon mbi 2 mijë lekë: Është naftë e mirë

“Lufta do të mbarojë së shpejti!”, u shpreh presidenti amerikan Donald Trump duke bërë që tregu të reagojë menjëherë. Vetëm kaq mjaftoi që aksionet nëpër bursa të rriteshin dhe çmimi i naftës të ulej në të gjithë botën.

Mirëpo, ndryshe nga vendet e botës, Shqipëria është vendi unik që shkon “kundra rrymës”. Këtë mesditë të marte, çmimi në karburantet shqiptare jo vetëm që nuk është ulur, por është rritur.

Në një pikë karburanti në qytetin e Pogradecit, litri i naftës së mirë, ashtu si dhe shitësit e ndajnë, ka shkuar 200 lekë për litër, ndërsa nafta normale po shitet me 198 lekë për litër.

Më herët raportuam se në të gjithë botën çmimet e naftës janë ulur deri në 90 dollarë për fuçi, po ashtu dhe çmimet e  benzinës pësuan rritje.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra nën 84 dollarë për fuçi në një moment, përpara se të stabilizohej në 90.21 dollarë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar çmimet e dërgesave njëmujore ranë ndjeshëm, duke u larguar nga nivelet më të larta të së hënës.

Analistët shpjegojnë se tregjet e energjisë po përjetojnë një periudhë paqëndrueshmërie dhe luhatje, me mundësi rritjeje ose uljeje të çmimeve në varësi të zhvillimeve të konfliktit.

Çudira që ndodhin vetëm në Shqipëri! Bota e uli

Cmimi i naftes ne piken e karburantit ne Pogradec

Back to top button
LAJMET E FUNDIT