“La Repubblica” i kushton shkrim shqiptarit “hero”: Shpëtoi fqinjët e bllokuar nën rrënoja
“Pamë vdekjen me sy”, “Tmerr më i madh kur ke fëmijët në krah e nuk di se ç’do ndodh”, janë disa nga rrëfimet e banorëve të qytezave siciliane të përfshira një ditë më parë nga tërmeti prej 4.8 ballë i cili u ka shkatërruar pothuajse gjithçka, shtëpi, rrugë, ndërtesa e kisha.Qyteza Zafferana Etnea me fraksionin e saj Fleri, është një nga më të dëmtuarat.Ndër rreth 9 mijë banorë që jetojnë në këtë komunë, 186 janë emigrantë shqiptarë.E mes tyre është dhe shqiptari nga Fieri Gazmend Hysenaj, me profesionin murator.E përditshmja italiane La Repubblica përmes korrespondentit të saj në Catania, ka përcjellë historinë e emigrantit shqiptar e të disa banorëve të tjerë të Fierit, të shndërruar në heronjtë e ditës.”“Janë heronjtë e rastësishëm të Fierit’, shkruan La Repubblica, qytezës më të goditur nga tërmeti. Në zemër të natës, të mbijetuar nga lëkundja e fortë sizmike, vrapuan të shpëtojnë fqinj, miq e familjarë. ”Një prej tyre është shqiptari nga Fieri , Gazmend Hysenaj, i cili ka mbërritur në Itali vetëm një vit më parë, në kërkim të një të ardhme më të mirë për fëmijët e familjen e tij.Gazmendi rrëfen se është zgjuar në mes të natës nga të qarat e fëmijëve të tij e ulërimat e komshiut.“Janë momente që s’ mbarojnë kurrë, thotë ai, mora gruan e tre fëmijët në krah e i nxorra në rrugë me shpejtësi. Por fqinji vazdhonte të thërriste, “më shpëtoni, ndihmë, kam mbetur i bllokuar në gërmadha. Porta e banesës së tij ishte e bllokuar, thotë Gazmend. U mundova ta hap duke e shtyrë me trup por ishte e pamundur, Në atë moment një tjetër lëkundje tërmeti na trembi, Mora tulla e gurë të rrëzuar që gjeta përreth e fillova ta shaktërroj portën, munda të shpërthej e të ndihmoj fqinjin tim të dal i gjallë nga gërmadhat e banesës.”“Mes gërmadhave ë tërmetit në Catania, takova burra e gra të kthyer në heronj të ditës në një natë frike, shkruan gazetari, Një shqiptar, një bukëpjekës e shumë të tjerë kurajoz, Është Italia që reziston ”Një ditë pas tërmetit rreth 600 banorë kanë mbetur pa shtëpi e së bashku me banorët e tjerë kanë kaluar natën në makina larg zonave të banuara, nga frika se tmerri i një nate më parë mund të përsëritje.Gjatë natës së shkuar toka është dridhur përsëri, janë regjistruar mbi 10 lëkundje tërmeti por në shkallë të ulët e vullkani Etna vazhdon të jetë aktiv e nën mbikëqyrje special nga ekspertët e institutit të gjeofizikës e vullkanologjisë./ZgjohuShqiptar.info