Çmimi i naftës po rritet në mënyrë të frikshme, OKB urdhër të prerë: Hapeni menjëherë Ngushticën e Hormuzit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u ka bërë sot thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit që t’i japin fund luftës, ndërsa i kërkoi Iranit të ndalojë sulmet ndaj fqinjëve të tij.

“Është koha e duhur për t’i dhënë fund kësaj lufte që rrezikon të dalë plotësisht jashtë kontrollit”, u tha Guterres gazetarëve në Bruksel.

Ai gjithashtu bëri thirrje për t’i dhënë fund mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, duke paralajmëruar se një veprim i tillë kërcënon ekonominë globale.

Ky reagim vjen pasi çmimet e energjisë u rritën ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, ndërsa tregjet e aksioneve pësuan rënie.

Ndërsa Irani së fundmi sulmoi disa objekte energjetike të Gjirit dhe paralajmëroi për më shumë hakmarrje për një sulm në një nga fushat e tij kryesore të gazit.

Çmimi i naftës Brent u rrit mbi 115 dollarë për fuçi, ndërkohë që Teherani kërcënoi të shënjestronte instalime të tjera rajonale pas një sulmi izraelit ndaj një objekti që shërben për fushën e madhe të gazit South Pars, të cilën Irani e ndan me Katarin.

Frika mbi furnizimet globale me energji bëri që çmimet e gazit evropian të rriteshin me më shumë se 30%, ndërsa nafta e papërpunuar Brent u rrit me 7%.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT