Britania lejoi Amerikën të përdorë bazat e saj ushtarake, ministri iranian telefonon homologun anglez dhe ia bën të qartë: Kjo është pjesëmarrje në agresion

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyyed Abbas Araghchi ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar se Teherani e sheh vendimin e saj për të lejuar Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat ushtarake britanike si “pjesëmarrje në agresion”.

Në një telefonatë me homologun e tij britanik, Seyyed Abbas Araghchi kritikoi qëndrimin “negativ dhe të njëanshëm” të Mbretërisë së Bashkuar ndaj sulmit amerikano-izraelit ndaj Iranit dhe paralajmëroi se dhënia e aksesit të SHBA-së në bazat e Mbretërisë së Bashkuar “me siguri do të konsiderohet pjesëmarrje në agresion”.

Një zëdhënës i Downing Street u tha më vonë gazetarëve se Mbretëria e Bashkuar i dha SHBA-së qasje vetëm “për një qëllim specifik mbrojtës dhe të kufizuar” në përgjigje të sulmeve të Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme.

“Pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë që nga fillimi”, tha zëdhënësi. “Ne nuk morëm pjesë në sulmet fillestare dhe nuk do të përfshihemi në luftën më të gjerë.”

Kryeministri britanik Keir Starmer fillimisht refuzoi kërkesën e Uashingtonit për të përdorur bazat ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për sulmet e saj ndaj Iranit, të cilat Starmer i kuptoi si të paligjshme.

Megjithatë, Starmer iu bashkua mbrojtjes kundër hakmarrjes së Iranit pasi asetet ushtarake britanike në Lindjen e Mesme u sulmuan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT