Tirana ndez ngjyrat e flamurit italian: Luftojmë dhe fitojmë së bashku ndaj koronavirusit

Italia po kalon momente të vështira në këto momente, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 2158.
Pandemia e koronavirusit ka bllokuar shtetasit italianë, e po ashtu edhe shqiptarët, që gjithashtu janë vetizoluar. E pavarësisht kësaj, edhe pse edhe në vendin tonë koronavirusi po përhapet, shqiptarët janë sensibilizuar me situatën që po ndodh në Itali.
Kështu, Pallati i Kulturës në Tiranë është ndriçuar mbrëmjen e së hënës me ngjyrat e flamurit italian.
Kryebashkiaku Erion Veliaj publikon foton teksa shton edhe moton e këtij veprimi solidarizues.
“Tiranë, Shqipëri – Le të rezistojmë së bashku, le të luftojmë së bashku! Ne do të fitojmë së bashku!” – shkruan Veliaj.