I bëmë të gjithë shqiptarë: Edhe Zoran Zaev doli i tillë…
Ka një shpërthim në rrjetet sociale të një gare se kush zbulon sa më shumë personazhe me origjinë shqiptare.
Lista duhet të jetë shumë e gjatë.
Orët e fundit, në mediat shqiptare është përhapur me shpejtësi një lajm se kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka thënë se ka origjinë shqiptare, është përhapur edhe në mediat shqiptare, duke u paraqitur si një deklaratë e habitshme nga ana e Zaev.
Në lajmin e mediave shqiptare, ku citohen ato maqedonase, thuhet se Zaev paska thënë që “është me prejardhje shqiptare ortodokse, si nga gjyshja ashtu edhe nga gjyshi që nga Ilirët e Strumicës që kur pranuan besimin ortodoks”.
Por në fakt, kjo deklaratë nuk është aspak e vërtetë. Nuk ekziston asnjë deklaratë e kësaj natyre nga ana e Zoran Zaev.
Ka qenë veçse një trillim me ironi dhe sarkazëm nga ana e portalit maqedonas ‘Republika’. Këtë gjë e ka sqaruar edhe portali Ina-online, duke e futur në rubrikën e thashethemeve./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!