2434.7 kg rezerva ari në Gjazuj të Lezhës

Në vendburimin e Gjazujt që ndodhet në shkëmbinjtë vullkanitë bazikë, në brezin ofiolitik perëndimor, llogaritet të jenë me përmbajtje të arit 3.3 gr/ton. Për arin, Drejtoria e Burimeve Minerare (DBM) në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, përgatitën një raport përfundimtar si qëndrim oponent mbi lejen e kërkuar nga subjekti “Jab Resources” sh.p.k”, që ka pasur lidhshmërinë ligjore me kompaninë “Arian” që mori lejen e kërkim-zbulimit të arit në Kaçinar të Mirditës në korrik 2013

Denion Ndrenika/Gazeta Illyriapress

Dhënia e licencës për kërkimin e arit një kompanie kanadeze, riktheu vëmendjen në Shqipëri për gjendjen në terren dhe rezervat minerare, si pasuri nëntokësore që ka vendi. Kompania “Arian” njoftoi në muajt prill, maj dhe korrik se ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) i dha licencën e kërkimit të arit në Kaçinar të Mirditës, në një krahinë jo më shumë se 130 kilometra në verilindje të Tiranës, malore dhe e pasur me minerare në nëntokë. Vendburimi i rëndësishëm i Kaçinarit si dhe në Gjazuj (në rrugën që lidh këtë zonë me Lezhë-Shkodrën), sipas kompanisë “Arian” jepte shpresë të madhe për nxjerrjen e arit.

Por, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, me një personel jashtëzakonisht të kualfikuar prej më shumë se 40 vjetësh, ka pasur në vazhdimësi të dhëna burimore të detajuara për mineralet e nëntokës, të nxjerra nga ekspedita të ndryshme dhe kohëgjata në terren. Për arin, Drejtoria e Burimeve Minerare (DBM) në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar në varësi të METE-s, ka përgatitur një raport përfundimtar si qëndrimin oponent mbi lejen e kërkuar nga subjekti “Jab Resources” sh.p.k”, që ka pasur lidhshmërinë ligjore me kompaninë “Arian”.

Raporti oponent i DBM-së është përgatitur nga ekspertët dr.Gjovalin Lekaj dhe ing.Stak Gjoni. Raporti u krye për “lejen e kërkim-zbulimit Nr. 1124, datë 04.01.2008-04.01.2011, Shtyrja e afatit 1124/1 datë 16/12/2011-16/12/2012 rajonin Livadhas-Shtuf të rrethit Mirditë, Qarku Lezhë subjekti “Jab Resources”sh.p.k. për mineralin e bakrit dhe shoqëruesve të tij”.

Në një mori të dhënash analitike (më poshtë është raporti i plotë oponent), vërehet se “me punimet e realizuara deri tani në këtë vendburim nuk janë llogaritur rezerva për të kaluar në shfrytëzim konform metodave bashkëkohore për vetë natyrën e mineraleve si ari dhe elementëve shoqërues, të cilat kërkojnë studime më të detajuara dhe komplekse se çdo lloj tjetër minerali me një rrjet më të dendur”. Megjithatë, raporti i 22 shkurtit 2013 thoshte se “del e nevojshme kryerja e punimeve të tjera”.

Vendburimi

I përqendruar në komunën Ungrej të rrethit të Lezhës në Qarkun e Lezhës, Gjazuj është pikë për kërkim-zbulimin e arit. Qartësimin e të dhënave e kë bërë Shërbimi Gjeologjik Shqiptar. Vendburimi ndodhet në shkëmbinjtë vullkanitë bazikë, në brezin ofiolitik perëndimor. Në sektorin e Gjazujt, spikat zhvillimi i serisë damarore me përbërje bazike, që përfaqësohet nga gabro-diabaze, që shpesh bashkëshoqërohen me mineralizim kuarc-sulfur. Xeherori shfaqet në trajtë pikëzimesh dhe fole me përmbajtje piriti, kalkopiriti dhe sfaleriti. Seria damarore e mineralizuar ndiqet në shtrirje 100-1000 m, në rënie deri 100 m. Ajo ka trashësi që lëkundet nga 1-40 m.

Në këtë sektor, janë konturuar një numër i madh i trupave xeherorë, të cilët janë shkëmbinj intensivisht të kuarcëzuar me mineralizim sulfur. Më kryesorët janë trupat nr. 3 dhe 2. Trupi nr. 3 është ndjekur në shtrirje 185 m, rënie 60 m, me trashësi mesatare 0.5-0.8 m, por që arrin deri 4 m (grafiku nr.36). Trupi 2 ndiqet në shtrirje 120 m, rënie 20-50 m dhe trashësi mesatare 1-2 m, por që arrin deri 10 m. Trupat e tjerë janë më të vegjël. Vlerat e ngritura të Au lidhen me praninë e arsenopiritit. Mineralet kryesorë xeherorë janë arsenopiriti, sfaleriti, më pak piriti, kalkopiriti, galeniti, markaziti, si dhe më pak mineralet falercë, ari i vetlindur, pirotina etj.

(shih grafikun fotografik numër 36 në këtë faqe të gazetës “Illyria”).

“Janë evidentuar dy bashkëshoqërime minerale kryesore: 1. Au-As-Zn-Ag (produktiv për praninë e Au), 2. Cu-Zn-Ag (jo produktiv për ar). Në tërësi, ari ka shpërndarje heterogjene dhe lëkundet nga 0 deri dhjetra gr/ton. Përmbajtja më e lartë në vendburim është 140 gr/ton. Në tipin 1, përmbajtja mesatare e Au është 4 gr/ton dhe As 1 %, kurse në tipin 2 përmbajtja mesatare e Au është 0.2 gr/ton, dhe As 0.1-0.5 %. Raporti Au/Ag në vendburim është 1:1. Ari është i lidhur me sulfuret, por takohet edhe në gjendje të lirë. Në këtë vendburim, janë llogaritur rezerva ari 2434.7 kg me përmbajtje të arit 3.3 gr/ton”-shpjegohet i njejti grafik.
Raporti oponent nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, përkatësisht Drejtoria e Burimeve Minerale

AKT – VLERËSIMI

(Oponence)

I raportit perfundimtar te lejes se kerkim -zbulimit Nr. 1124, datë 04.01.2008 – 04.01.2011, Shtyrja e afatit 1124/1 date 16/12/2011 – 16/12/2012 rajonin Livadhas – Shtuf te rrethit Mirdite, Qarku Lezhe subjekti “Jab Resources”sh.p.k. per mineralin e bakrit dhe shoqerusve te tij.

I raportit perfundimtar te lejes se kerkim – zbulimit Nr. 1124, datë 04.01.2008 – 04.01.2011,Shtyrja e afatit 1124/1 date 16/12/2011 – 16/12/2012 ne rajonin Livadhas – Shtuf te Rrethit Mirdite Qarku Lezhe subjekti “Jab Resources”sh.p.k. per mineralin e bakrit dhe shoqerusve te tij.

Paraqitur ne Sherbimin Gjeologjik Shqiptar ne muajin Shkurt 2013 me prot. Nr. 228 date 15.02.2013 nga subjekti.

Te dhëna mbi zotëruesin e lejes minerare

a. Emri i subjektit sipas QKR: “Jab Resources” sh.p.k
b. Identifikimi i lejes minerare: Leje Minerare kërkim-zbulimi për grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet Nr. 1124, datë 04.01.2008 – 04.01.2011,Shtyrja e afatit 1124/1 date 16/12/2011 – 16/12/2012
c. Emri dhe mbiemri i zotëruesit te lejes: Resmi Kamberaj
d. Lloji i mineralit për te cilin është dhënë leja: Baker + shoqerues
e. Adresa e selisë se subjektit: Rruga ” Kostandin Kristoforidhi,, Pll.Eni, Ap.28, Kati 12, Ap.68, Tirane.
f. Emri dhe mbiemri i administratorit: Resmi Kamberaj
g. Nr. telefonit /faksit: 041429850, 0692198177
h. Emërtimi i njësisë vendore ku kryhet aktiviteti: Komuna Ungrej-rrethi Lezhe. Qarku Lezhe
i. Emri dhe mbiemri i drejtuesit teknik: Dr.Resmi Kamberaj
j. Data e përfundimit te licencës profesionale se drejtuesit teknik: pa afat.

Siperfaqja fillestare e lejes se zbulimit 1124 ka qene 17.4 km2

Shtyrja e afatit te kësaj leje1124/1 eshte 8.7 km2

Bazuar ne dokumentacionin e paraqitur nga subjekti, paraqitet vlersimi si me poshte:
Subjekti Jab Resources” sh.p.k Bazuar ne Ligjin Minerar te Shqiperise nr.10304 dt.15.07.2010”Per Sektorin Minerare ne Republiken e Shqiperise nenit 13 pika 13 dhe VKM nr.232. date 23.03.2011 ka paraqitur ne Sherbimin Gjeologjik Shqiptar Raportin perfundimtar mbi punimet e kryera dhe rezultatet e tyre per lejen minerare e zbulimit 1124 date 04.01.2008, dhe 1124/1 date 16/12/2011 ne rajonin Livadhas – Shtuf (Lezhe, Mirdite).

Ne dosje ndodhet:

  • Raporti përfundimtar i punimeve gjeologjike te kërkim zbulimit per lejen nr 1124 datë 04.01.2008 Livadhas – Shtuf (Lezhe, Mirdite).
  • Raporti gjeofizik i punimeve te kryera ne rajonin e studimit te kesaj leje
  • Raporti mineralogjik i kesaj leje
  • Raporti perfundimtar financiare i kerkim zbulimit.
  • Anekse.Materiale grafike te raportit perfundimtar te lejes 1124

Per lejen e zbulimit nr.1124, 1124/1 rajonin Livadhas – Shtuf (Lezhe, Mirdite) shoqeria “JAB Resoucres” per perjudhen 2008-2012 ka kryer punime siperfaqesore, kanale, marshuta gjeologjike, rilevime topografike – gjeologjike, gjeofizike si dhe shpime.

Nga shpenzimet financiare per lejet minerare permendim: pagesa e siperfaqes për lejen, blerje e materialeve gjeologjike, pagese per marrjen e provave dhe analizimin e tyre, pagese per punimet e kryera ne terren si kanale, shpime, punime gjeofizike, punime gjeologjike, hapje sheshesh, azhornimi, dhe dokumentimi i punimeve, interpretimi, marrja, perpunimi dhe analizimi i tyre, transport, paga, dieta te personelit, akomodim, etj te cilat përbejne nje shpenzim total prej 116 441 000 leke.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT