VIDEO/ Rriten tensionet në protestën e opozitës, Policia hedh gaz lotsjellës brenda selisë së PD-së

Pas incidenteve të regjistruar në protestën e opozitës, duket se policia nuk ka “kursyer” as selinë e PD-së, ngjitur me xhaminë e Namazgjasë.

Në pamjet e shpërndara nga PD, sasi gazi lotsjellës janë hedhur në oborrin e selisë së Partisë Demokratike.

Ndërsa jashtë godinës së PD-së, Policia ka ndritur një postobllok, teksa nuk dihet nëse do të ndërhyjë brenda saj.

Nga hedhja e gazit lotsjellës brenda selisë së PD-së, nuk janë raportuar të lënduar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT