VIDEO/ Berisha thirrje Ballukut: Mos tento të largohesh nga Shqipëria! Edhe prapa diellit të shkosh, do të të gjejmë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët ka paralajmëruar zv.kryeministren Belinda Balluku të mos arratiset nga Shqipëria, ndërkohë që në Kuvend është mbledhur Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të saj.

“Një gjë i them “edhe prapa diellit të shkosh, do të të gjejmë dhe do të të rikthejmë në Shqipëri, ndaj mos tento të largohesh”, tha Berisha, i cili u shpreh se sipas fqinjës së Ballukut, kjo e fundit ka katër ditë që nuk ka shkuar në shtëpi.

Berisha u shpreh se në Kuvend mbahet seanca e shtyre prej tre muajsh, mbledhje me të cilën “Lubisë iu dhe mundësia të shkatërroj mijëra e mijëra dokumente, të intimidoje, kërcënojë dhjetëra dëshmitarë“.

Berisha: Sot në Kuvend po mbahet seanca e shtyre tre muaj, me të cilës Lubisë iu dhe mundësia të shkatërroj mijëra e mijëra dokumente, të intimidoje, kërcënojë dhjetëra dëshmitarë.

Ajo aty nuk është, komshia thotë “prej 4 ditësh nuk e kam parë të hyje në shtëpinë e saj”. Një gjë i them “edhe prapa diellit të shkosh, do të të gjejmë dhe do të të rikthejmë në Shqipëri, ndaj mos tento të largohesh. Asaj dhe çdo njeriu tjetër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT