
Thomas Strakosha ka bindur trajnerin Inzaghi. 22-vjeçari shqiptar është një talent i padiskutueshëm dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Mjafton të kujtojmë penalltinë e pritur ndaj Dybala dhe pritjen ndaj Chiesa-s, që e çoi Lazio-n në gjysmëfinale të Kupës. Statisitikat e bëjnë Thomas Strakoshën portierin e ri më të fortë në Europë.Më mirë se Donnarumma – Nuk paguhet 6 milionë euro në vit, por Strakosha mban vendin e parë në Europë, në renditjen e portierëve të rinj për pritjet e bëra në këtë sezon. Strakosha ka bërë 67 pritje kundrejt 45 të Donarumës, që mban vendin e 5-të. Në pod janë edhe portieri i Toulouse-s dhe i Strasbourg-ut me 49 pritje. Një kënaqësi e madhe për lojtarin e Lazio-s, që po rrit një kampion.
10-shja më e mirë në Europë – Si renditet Strakosha në vend të parë në Europë për pritjet? Mesatarisht bën më shumë pritje se De Gea i Manchester United apo Ter Stegen i Barcelona-s dhe Burki i Borussia Dortmund. Pritjet e shqiptarit janë më shumë se ato të shumë portierëve të tjerë në Europë. Ka luajtur 17 ndeshje në Serie A dhe ka 1530 minuta mbi shpatulla.Playmaker – Mes portierëve të rinj, Strakosha është para Donnaruma-s edhe për mesataren e pasimeve totale në ndeshje: 28,4 kundër 26,9 të milanistit. Strakosha renditet para Alison të Romës (27,6), Courtua të Chelsea (27,2), De Gea të Manchester United (26,7) Reina-s të Napolit (26,5). Ai është para edhe atyre që kanë më shumë përvojë në futboll. Topi kalon shpesh në këmbët e tij në zonë, edhe pse ndonjëherë tremb tifozët e Lazio-s. Shqiptari është në qendër të lojës së skuadrës së Inzaghit.
Pasimet e gjata – Thomas Strakosha është përpara kolegëve edhe në tregues të tjerë. Ai bën më shumë pasime të gjata në një ndeshje se De Gea. Statistikat flasin qartë: 8,5 për shqiptarin dhe 8 për spanjollin. Në Itali është para romanistit Alison me 7,7 pasime të gjata dhe milanistit Donaruma me 6,1. I riu shqiptar është para edhe Ter Stegen të Barcelona-s dhe Petr Cech të Arsenal-it. Përveç pritjeve, Strakosha ka një precizion të lartë edhe me këmbë, me pasimet e gjata që shpesh shkojnë në kokën e Milinkoviç-Saviç.Formacioni më i mirë i Serie A – Sipas statistikave të sitit “Whoscored.com”, Thomas Strakosha është portieri më i mirë i Serie A. Në 11-shin më të mirë, portieri shqiptar është më i miri, i vlerësuar me 7,0. Ai është titullar bashkë me Luis Alberton dhe Immobile-n. Lazio prezantohet me 3 lojtarë në formacionin më të mirë të Serie A, por veç sulmuesve, duartrokitjet shkojnë pikërisht për këtë portier, i cili në 2017-ën ka dhënë më të mirën. Ka debutuar edhe në Kombëtare, duke ndjekur gjurmët e babait të tij, të famshmit Foto.