Kush do të zëvendësojë Dredhën? Këshilli bashkiak cakton datën e mbledhjes, ja 3 kandidatët

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka caktuar datën 22 shtator ditën ku do të diskutohet dhe do të vendoset për kryetarin e komanduar që do të zëvendësojë Ermal Dredhën i cili dha dorëheqjen më 10 shtator.
Postin e Dredhës do ta marrë përkohësisht një prej tre nënkryetarëve, pra: Elis Halili, Irena Toshkallari ose Klea Lalo.
Data e Këshillit Bashkiak të Vlorës u caktua në mbledhjen e sotme të kryesisë së këshillit bashkiak.
Ndërkohë, Ermal Dredha, i cili drejtonte Vlorën prej muajit korrik 2023, në letrën e dorëheqjes e argumentoi dorëzimin e detyrës si një akt reflektimi dhe përgjegjësie, dhe se po largohet me dinjitet për “t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja”.